Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas disa informacioneve paraprake për muzikë me zë të lartë dhe mosrespektim të masave gjatë pandemisë, mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 02:45 pas mesnate, me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer kontrolle në banesën e 34-vjeçarit S.G. nga Shkupi me lokacion në rrugën “Rajko Zhinzifkov”.
Nga MPB thonë se gjatë kontrollit janë hasur pronari K.D. (33), dhe personat F.T. (25), S.S. (27), E.J.(26), E.R.(35), R.M.(29) dhe T.T.(26).
“Në të njëjtën periudhë, në koordinim me Prokurorin Publik, policia ka ndërprerë një aheng në një banesë në rrugën “Elisie Popovski Marko”, ku gjatë kontrollit u hasën pesë persona, përkatësisht K.Z. (20), B.L. (20), R.A. (20), S.K. (21), të gjithë nga Shkupi, si dhe V.P. (20) nga Manastiri”.
“Të 13 personat janë privuar nga liria dhe pas pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë në përputhje me Kodin Penal për mosveprimin sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie”, thuhet në njoftimin e MPB-së./telegrafi
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve