Dhjetë pacientë të sëmurë nga Covid-19 ndërruan jetë gjatë 24 orëve të kaluara në Spitalin e Tetovës.
“Numri i personave të cilët kanë kërkuar kontroll është 245 persona. Janë pranuar 18 persona në mjekim spitalor. Gjithsej në mjekim ka 120 persona prej të cilëve 118 janë në mbështetje oksigjeni”, informoi Gëzim Nuredini – koordinatori i Covid-Qendrës në Tetovë.
Nga 120 pacientët e hospitalizuar, nëntë kanë marrë njërën vaksinë, ndërsa tre pacientë të dyja dozat.
Ndryshe, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Tetovë është 1.791./Telegrafi/
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...