Me dhjetë pastrues të ajrit u pajis Spitali i Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nëna Terezë” në Çair.
Me këtë rast spitalin sot e vizituan ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Makradulit, lufta për ajër të pastër është aktivitet i vazhdueshëm i Qeverisë, ndërsa vendosja e 10 filtrave në vlerë prej 10.000 eurove në Spitalin e Gjinekologjisë është donacion nga kompania “Blue Air”.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se përveç pajisjeve të reja, janë zbatuar edhe trajnime, ndërsa dëshirojnë që ta përforcojnë kapacitetin e këtij spitali dhe në lidhje me sistemin e ngrohjes. Vitin e kaluar, theksoi, ishte përgatitur projekt për gazifikim, i cili si prioritet hyri në planin për furnizime publike së bashku me përgatitjen e sistemit për instalim drejtë gazifikimit në spitalet në Kumanovë dhe në Strumicë dhe janë të gatshëm që t’i fillojnë procedurat e tenderit.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...