Nga ekspertiza e policisë së komunikacionit është konstatuar se katër nga aksidentet janë me pasoja dëme materiale, ndërsa pesë janë me pasoja lëndime trupore, me ç’rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre shoferë të automjeteve, dy bashkëudhëtarë dhe një këmbësor.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore në orën 19 e 15 minuta në udhëkryqin nga rruga “Treta Makedonska Brigada” numër 13 dhe rrugës “Treta Makedonska Brigada” ku kanë marrë pjesë dy automobila “BMV” dhe “Suzuki Suivt”, me targa të Shkupit, të drejtuar nga qytetarë të Shkupit. Në aksident lëndime ka pësuar një shofer i cili me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 22 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, pesë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njejtit janë larguar nga komunikacioni, si dhe pesë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë së trafikut janë larguar 78 automjete, të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Komunat veriore me shumicë serbe tërhiqen nga Asociacioni i ...
Prishtina ndez sonte dritat e fundvitit
Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si ha...
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...