Një tragjedi ka ndodhur në komunën e Sarajit, ku të vrarë kanë ngelur tre persona si dhe vrasësi. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski konfirmoi rastin për Portalb.mk , dhe tha se pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi.
“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi është kryer vrasje e tre personave, një është vrarë në fshatin Gllumovë dhe dy në Kondovë. Njësiti Alfa ka kërkuar vrasin në fshatin Gllumovë, por i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Vdekja u konstatua nga ndihma e shpejti dhe vrasësi dyshohet të jetë Shaban S. nga Gllumova. Tani pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi”, tha për portalin Angelovski.
Televizioni SHENJA mëson se dorasi, Shaban Sulejmani fillimisht e ka vrarë vëllun e vet Avdylin, më pas edhe djalin e Avdylit Muminin. Më pas, ka vrarë edhe djalin e vëllaut tjetër, Arianin. Pas kësaj e ka vrarë edhe veten. Sipas dëshmitarëve, vrasësi ka qenë person me probleme të shëndetit mental, dhe vrasja ka ndodhur kur viktimat kanë shkuar te dorasi për t’ia uruar festën e Fitër Bajramit./Portalb/
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...