Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Dibër deri tek Prokuroria Themelore ka dorëzuar padi penale kundër B.P (28) nga Dibra për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës “vrasje”.
Nga MPB thonë se gjithashtu padi penale është dorëzuar edhe ndaj F.G (31) nga Gostivari dhe V.K (61) nga Dibra, të cilët dyshohen për veprën penale “ndihmë për kryerjen e vrasjes”, në lidhje me vrasjen e A.P (54), N.P (53) dhe vajzës së tyre 14-vjeçare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se B.P, F.G dhe V.K janë arrestuar, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i ju ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 48 orëve.
Ndërsa gjatë ditës së sotme në disa media u përfol se e dyshuara kryesore B.P (28) është vajza e madhe e çiftit të vrarë nga Dibra, kurse movitet e vrasjes akoma nuk janë zbuluar./Telegrafi/
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen f...
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin