Dy shoferë dhe një bashkudhëtarë janë lënduar rëndë në aksidentin që ndodhi rreth orës 18:15 në rrugën e Tetovë-Zhelinë. Të tre persona janë lënduar për shkak të përplasjes në mes të një kamioni dhe një veture.
“Tek rruga për Trebosh janë përplasur një veturë ngarkuese “mercedes” me targa të Tetovës drejtuar nga H.A. (48) nga Reçica e Madhe dhe vetura “Opel Corsa” e drejtuar nga M.B. i lindur më 2001 në Saraçinë. Të dy vozitësit si dhe bashkudhëtari i veturës “Opel” i lindur më 2000 po ashtu nga Saraçina ka marrë lëndime të lehta”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Të tre personat për shkak të marrjes së lëndimeve të rënda janë transferuar në Klinikën e Shkupit.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Tetovë./telegrafi
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...