Deputeti nga radhët e BDI-së, Arben Ziberi, gjatë ditës së sotme është dërguar në Klinikën për Sëmundje Infektive për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga coronavirusi.
Nga klinika vërtetojnë se Ziberi është çuar tek ata dhe thonë se gjendja e tij shëndetësore mbetet stabile.
Rezultatin pozitiv për coronavirus, deputeti Ziberi e mori më 30 gusht kur deputetët e Kuvendit votuan për Qeverinë e re, ndërsa ai votoi në hapësirë të izoluar në Kuvend.
Ndryshe, Ziberi ishte ish-drejtor i Qendrës për Shëndet Publik dhe gjatë zgjedhjeve i njëjti u shkarkua nga Filipçe./telegrafi
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...