Për më pak se gjysmë ore, deputetët miratuan 17 ndryshime të ligjeve në fushën e ekonomisë.
Asnjë deputet nuk u paraqit për të folur në Komisionin për Financa dhe Buxhet.
Kryetarja e komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së e ndiqte rendin e ditës, ndërsa zv/ministrja e financave vetëm konstatonte se ligji i ndryshuar mund të shkojë në lexim të dytë, respektivisht në seancë plenare. Zv/ministrja theksonte të gjitha ligjet që sot kaluan në komisionin amë janë harmonizuar me Ligjin për Gjoba dhe Kundërvajtje.
Atmosfera e këtillë e “relaksuar” në institucionin ligjvënës është paralajmërim që deputetët e pushtetit dhe opozitës kanë arritur marrëveshje që sa më shumë ligje të miratohen para procesit zgjedhor. Përveç ligjeve nga fusha e ekonomisë, deputetët pritet të diskutojnë edhe për ligjet reformuese, prej të cilave varet edhe marrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në. Pos ligjit për Rezerva të Obligueshme të Naftës, në mënyrë të shpejtë kaluan edhe ligji për lojërat e fatit, ligji për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, ligji për buxhet,, ligji për privatizimin e tokës shtetërore në pronësi të shtetit, ligji për rezervat e mallrave, ligji për pagesë në dorë dhe ligji për borxh publik./alsat
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...