Para seancës plenare për ndryshimet kushtetuese, shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Klemens Koja ka deklaruar se deputetët kanë përgjegjësi që ta vendosin interesin e shtetit para gjithçkaje.
“Kur çështje të tilla vijnë në Kuvend, deputetët kanë përgjegjësi që ta vendosin interesin e shtetit para gjithçkaje tjetër”, ka thënë për MIA, Koja.
Kjo deklaratë e Kojas vjen dy ditë para leximit të parë të ndryshimeve kushtetuese që do të nis të hënën me fillim prej ora 11:00 në seancën e 61-të me radhë të Kuvendit të Maqedonisë. Ndryshimet kushtetuese vijnë me propozim të Qeverisë së Maqedonisë dhe parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Që kalojë leximi i parë, duhet vota “për” e 80 deputetëve, që jozyrtarisht thuhet se është siguruar, transmeton portalb.mk
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij