Zaev edhe një herë shfrytëzoi problemet e përfshira në marrëveshjen e Prespës, tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në lidhje me një intervistë me kryeministrin Zoran Zaev.
Në një deklaratë të shkruar të lëshuar nga zyra e tij politike, shefi i diplomacisë greke thotë se Greqia synon të zgjidhë problemet përmes rrugës evropiane dhe të zbusë pasojat negative të marrëveshjes, duke shtuar se ata do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër “respektimin e plotë të obligimeve të fqinjëve”, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.
“Zaev shfrytëzoi edhe njëherë problemet që përmban marrëveshja e Prespës, për të cilin i kemi njohur dhe paralajmëruar. Marrëveshja tashmë ka dhënë rezultate dhe Maqedonia e Veriut po korr përfitimet sepse rruga për në NATO është e hapur. Qëllimi ynë është të zgjidhim problemet dhe të zbusim pasojat negative të marrëveshjes përmes mënyrës evropiane. Dhe për këtë qëllim, ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër përmbushjen e plotë të detyrimeve të fqinjëve tanë”, tha Ministri i Jashtëm grek./Telegrafi/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja