Greqia është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë për t’u përballur me pasojat e tërmeteve që e goditën.
Kështu deklaroi kryediplomati grek, Nikos Dendias gjatë vizitës në Shkup, prej ku siç tha, niset menjëherë për Shqipëri.
“Menjëherë do të nisem për në Shqipëri që ta shpreh mbështetjen time dhe mbështetjen e Qeverisë greke për pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm. Do ta përcjell mbështetjen e popullit grek për tërmetin katastrofal, që e goditi vendin. Në këso momentesh të vështira jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të mundshme që të përballen me pasojat tragjike dhe të mendojmë për të ardhmen e përbashkët evropiane e cila na lidh të gjithëve. Miq e mikesha dua qartë të ju them se Greqia është këtu të ndihmoj gjithkund ku mundet” tha Dendias.
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell