Në lidhje me rastin e tre të dënuarve në Rastin e Kumanovës, ka reaguar drejtori i Burgut të Shuto Orizares, Filip Andov.
Nuk tregon shkaqet se pse u është mohuar e drejta për fundjavë të lirë tre të burgosurve Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti dhe Elham Arifit, ndërkaq shton se fundjava e lirë ka disa parakushte që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të burgut.
“Ju njoftoj, se sipas Rregullores për rend shtëpiak, personave të dënuar që vuajnë dënimin, brenda një viti u takon mungesë prej 15 ditësh, me atë që mungesa gjatë muajit të mos jetë më e gjatë se tre ditë. Është një lloj i komoditetit që i jepet të dënuarve i cili u miratohet nëse i plotësojnë kushtet e parapara me Rregullore, por edhe varësisht procesit të risocializimit, siç është sjellja e mirë dhe përkushtimi në punë, nxitje e sjelljes së mirë dhe zhvillim të ndjenjës së përgjegjësisë, interesim dhe bashkëpunim në trajtimin që realizohet në burg”, thuhet në reagimin e drejtorit, transmeton TV21.
Kjo deklaratë e Andovit, vjen ngaqë familjarët e të burgosurve në Rastin e Kumanovës – “Lagja e Trimave” e kanë kritikuar atë, pasi siç thonë për “dëshira dhe kapriço të veta”, ua mohon të burgosurve Arsim Barjamit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit të drejtën e trajtimit – fundjavë e lirë.
Sipas familjarit, Bujamin Selmani, që të tre të burgosurit kanë respektuar të gjitha procedurat administrative për të kërkuar këtë të drejtë, edhe pse të gjitha komisionet që janë në kuadër të Burgut e kanë miratuar shfrytëzimin e kësaj të drejte, sërish drejtori e ka refuzuar një gjë të tillë.
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...