Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisionet për Shëndetësi, Kulturë dhe Mbrojtje e Siguri.
Komisioni për Shëndetësi do të mbajë debat publik për propozim-ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë.
Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë do të jenë dy pika të rendit të ditës, propozim-vendimi për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për mënyrën e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për projekte me interes nacional dhe realizimit të Programit për vitin 2018 dhe formimin e grupit interkomunikues të punës konform pikës 8 nga konkluzat e debatit mbikëqyrës të Komisionit për Kulturë të Ligjit për menaxhimin me trashëgiminë kulturore botërore e natyrore në rajonin e Ohrit dhe rregulloren ligjore në kontekst të Konventës së UNESKO-s.
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri duhet të rishikojë edhe propozim-ligjin për: Agjencinë për siguri nacionale, koordinim të bashkësisë për siguri-zbulim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndryshim të Ligjit për ndjekje të komunikimeve, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme si dhe propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huaj, të gjitha në lexim të parë./Telegrafi/
Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi rre...
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...