Spajiqi ngec, rriten ndarjet politike, URA në pozitë më të fortë. Kështu e përshkruan situatën politike që në titull analiza e një matjeje të opinionit publik në Mal të Zi, bërë nga kompania Data Praxis.
Në hulumtimin e zhvilluar ndërmjet datave 1 dhe 12 korrik 2024, me 1511 respondentë, paraqitet situatë dinamike politike.
Partia e ish-Presidentit malazias Milo Gjukanoviq, DPS, edhe në këtë hulumtim del të ketë aktualisht përkrahjen më të madhe të qytetarëve të anketuar, më 17 për qind. E dyta radhitet subjekti i kryeministrit Milojko Spajiq, PES, më 12 për qind, kurse në vendin e tretë është partia URA e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviq, më 9 për qind mbështetje.
Sidoqoftë, Abazoviq del në krye të listës së pëlqyeshmërisë së respondetëve, si i pari, më 40 për qind të pëlqyeshmërisë së kombinuar, duke lënë të dytin Presidentin aktual, Jakov Milatoviq, më 38 për qind. Kryeministri i tashëm ka dalë vetëm në pozitën e gjashtë si më i pëlqyeri lider politik në Mal të Zi.
Ky hulumtim i kompanisë Data Praxis, në të cilin ka qasje Klan Kosova, është shumë gjithpërfshirës dhe ka edhe shumë të dhëna të tjera për situatën politike momentale në Mal të Zi.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...