Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot pas takimit me Tomas Zarzeckin, drejtor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Zbatimin e Sanksioneve, se nuk do të ketë sanksione amerikane ndaj Serbisë.
Ai u tha gazetarëve se Zarzecki ishte i kënaqur me atë që kishte dëgjuar në Beograd, posaçërisht siç tha ai “mesazhin politik të udhëheqjes më të lartë shtetërore të Serbisë” dhe se sipas Daçiqit ” ai dëshironte marrëdhënie të hapura dhe nuk kishte asgjë për të fshehur,” transmeton Klan Kosova.
Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kishte paralajmëruar Serbinë javën e shkuar se blerja e armatimit rus paraqet rrezik për sanksione amerikane.
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...