Çulevin e zëvendëson Agim Nuhiu në MPB

18:29 | 23 Korrik 2020

Ministri teknik i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Naqe Çulev edhe këtë javë do të jetë në krye të ministrisë.

Ministrinë, deri në përbërjen e re qeveritare do ta udhëheq Agim Nuhiu, i cili nga pozita e zëvendësministrit do të emërohet për ministër. Nuhiu udhëhoqi MPB-në edhe pas zgjedhjeve kuvendare në dhjetor të vitit 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poashtu edhe zëvendësministrja shtesë e MPB-së, Slavjanka Petrovska largohet nga pozita. Po largohen edhe zëvendësministrat nga radhët e OBRM-PDUKM në Ministrinë e Bujqësisë, në Ministrinë për Shoqëro Informatike dhe Administratë dhe në Ministrinë e Financave. Ministrat Dimkovski dhe Mançevski do të vazhdojnë t’i udhëheqin ministritë, ndërsa Mançevski në të njëjtën kohë do të jetë edhe deputet, deri sa të zgjidhet Qeveria e re.

Kryeministër teknik mbetet Oliver Spasovski, i cili edhe ai do të jetë deputet, me të drejtë vote kur do të votohet për Qeverinë e re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara