Sot Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev, realizoi një vizitë pune në Departamentin e Policisë në Komunën e Jeugunocit, që është pjesë e Stacionit Policor të Tetovës, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Në deklaratë thuhet se gjatë vizitës së tij të punës, Ministri Çulev u takua me udhëheqjen e departamentit të policisë.
Udhëheqësia e informoi Ministrin Çulev se policët po marrin masa për të kontrolluar personat që janë në vetizolim për shkak të pandemisë nga Covid-19.
“Ata theksuan se komuna e Jegunocit është një zonë me një shkallë të lartë sigurie, që do të thotë një shkallë e ulët e krimit dhe një numër i vogël i veprave penale në fushën e rendit dhe qetësisë publike. Departamenti i Policisë së Jegunocit operon në ambiente të reja të ndërtuara nga Ministria e Brendshme, por investimi në burime materiale dhe teknike dhe potencialin e personelit duhet të jetë përparësi në periudhën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e MPB-së.
Çulev u bëri thirrje policëve që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të kontribuojnë në organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike. Sipas tij, angazhimi strategjik i Ministrisë së Brendshme është të sigurojë nivelin më të lartë të sigurisë në këto zgjedhje./Telegrafi/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...