Seanca e Kuvendit të Maqedonisë u shoqërua me tensione dhe debate për shkarkimin e prokurorit Marko Zvërlevski. VMRO qëndron në mendimin se është e paligjshme pas shpalljes së zgjedhjeve lokale të diskutohet rreth kësaj pike. Në një moment në foltore doli deputeti Antonio Miloshovski për të cilin kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi tha se nuk ka marrë fjalën dhe thirri sigurimin për ta larguar. Kjo i revoltoi deputetët e opozitës të cilët pushtuan foltoren për ta mbrojtur Miloshovskin.
Pas kësaj Xhaferi iu referua Rregullores si mjet i cili e rregullon rendin dhe punën në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, ia tha fjalëm Milloshoskit siç tha, në interes të debatit. Sipas VMRO-DPMNE-së, Xhaferi dhe qeveria janë nervozë, sepse janë të vetëdijshëm se e kanë shkelur procedurën ligjore në lidhje me shkarkimin e Zvërlevskit. “Është e qartë se as Xhaferi, e as shumica parlamentare nuk kanë qenë të vetëdijshëm dhe nuk e kanë parë nenin 8 të Kodit Zgjedhor, me të cilin vihen në pushim të gjithë procedurat e këtilla. Duke pasur ndërmend, përgjegjësinë ndaj partive të tyre politike dhe ndaj Qeverisë, si iniciatorë për shkarkimin e Zvërlevskit, gjë që në rastin konkret është irelevante si temë, zotëri Talat Xhaferi dhe shumica parlamentare me vetëdije fillojnë të shkelin Kodin Zgjedhor” tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE, shkruan “Alsat-M”.
Ndryshe, në seancë, për fjalim janë paraqitur një numër i madh i deputetëve, kurse grupet parlamentare në koalicion me VMRO-DPMNE-në, përveç stopimit të debatit të Zvërlevskit, kërkuan debat edhe për pikat tjera të cilat i konsiderojnë si prioritare.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”