Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 808 testime për coronavirus, ndërsa 86 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-58, Kumanovë-6, Prilep-5, Tetovë-3, Shtip-3, Gostivar-2, Kërçovë-2, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Negotinë-1, Shën Nikollë-1 dhe Krushevë-1.
MSH informon se kanë ndërruar jetë edhe 37 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 856 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 150.627, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, ndërsa 4.714 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (26 prill) është 16.049./Telegrafi/
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...