Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (DS), Goran Ciric, ka deklaruar se Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daciq, është duke e përdorur çdo mundësi për të përfituar politikisht dhe është duke abuzuar me serbët në Kosovë për qëllime politike.
“E kuptoj që Dacic është i frikësuar për shkak të shpërndarjes së elektoratit, sepse kjo qeveri e dobët ka goditur standardin e jetesës, duke zvogëluar pagat dhe duke rritur taksat. Daciq është duke u munduar që në çdo aspekt të fitojë pikë politike”, tha ai, shkruan Blic, transmeton arbresh.info.
Ai gjithashtu ka theksuar se Dacic është duke abuzuar me serbët në Kosovë për qëllime politike.
Ciric ka theksuar se ndryshe nga Dacic, lideri i partisë së tij, Dragan Shutanovac, ka nënshkruar marrëveshje me Kinën, Shtetet e Bashkuara , dhe me disa vende të BE-së.
“Ne asnjëherë nuk kemi bërë marrëveshje në dëm të qytetarëve të Serbisë, sikurse ka bërë Daciq”, tha ai./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit