Partia maqedonase në pushtet, LSDM është e vendosur që të ndryshojë modelin zgjedhor në një njësi zgjedhore, por ekspertët thonë se për këtë duhet konsensus për shkak se jemi disa muaj larg nga zgjedhjet kuvendare.
Me propozim të një grupi të deputetëve për ndryshime të modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura për kandidatë, Kuvendi edhe zyrtarisht duhet të diskutojë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ish-kryetari i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, Aleksandar Novakovski thotë se propozimi për një njësi zgjedhore është i mirë dhe vendi do të demokratizohet.
Ai nuk nuk pajtohet me përllogaritjet e partive politike se me një njësi zgjedhore do të fitonin më shumë vende në Kuvend. Sipas tij, ky model do të funksiononte mirë nëse ka prag zgjedhor, i cili sipas tij, do të ishte diku rreth 3%. Novakovski thotë se kjo përqindje do të ishte sfidë për shumë parti që mendojnë se do të mund të fitonin vende në Kuvend.
Edhe pse propozimi është në procedurë kuvendare, megjithatë partitë kanë qëndrime të kundërta rreth ndryshimi të Kodit Zgjedhor.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë