Ka filluar testimi për coronavirus i të punësuarve në kopshte, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai tha se duhet të testohen rreth 2 mijë të punësuar në kopshtet e të gjithë shtetit, ndërsa objektet duhet të hapen brenda dhjetë ditëve.
“Dhjetë ditë duhet të zgjasë skriningu, i cili ka filluar sot. Kemi mundësi reale ta rrisim numrin e testeve që do të bëhen brenda ditës, pas lirimit të kapaciteteve në laboratori, dhe mund të testimi të përfundojë më herët”, tha Filipçe, përcjell telegrafi maqedoni.
Plani është që të gjitha çerdhet të hapen njëkohësisht, në të gjithë shtetin, ndërsa hapja e tyre do të bëhet në koordinim me orarin e punës së prindërve.
Çdo ditë pune përveç testimit, do të bëhet edhe anketë epidemiologjike në lidhje me kushtet e jetës, rrethina, familja, në mënyrë që të dihet rreziku nga infektimi eventual.
Filipçe tha se qëllimi i testimit të të punësuarve në kopshte është që të zbulohen rastet asimptomatike, në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga infektimi.
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...