Në stacionin policor në “Gjorçe Petrov” Republika e Çekisë sot ka dorëzuar donacion për përdorim, 10 automjete të reja “Fiat Dukato” për intervenim të shpejtë për nevojat e njësiteve speciale.
Donacioni i automjeteve të reja është në vlerë prej një milionë euro, para të cilat sipas marrëveshjes për donacion do të përdoren për modernizim material-teknik të më shumë njësiteve organizuese pranë MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Automjetet janë të dedikuara për intervenim të shpejtë, gjatë menaxhimit të rendit të prishur publik me përmasa më të mëdha, por edhe për kryerjen e detyra të tjera të policisë çmimi i një automjeti është 1.499.000 denarë pa TVSH.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili i ndoqi prezantimin e automjeteve, theksoi se këto automjete intervenuese ishin më se të nevojshme, me qëllim që të rritet efikasiteti, duke pasur parasysh se automjetet të cilat i kishin përdorur këto njësite, ishin të vjetra 49 vite.
Ai falënderoi Ambasadorin e Çekisë Mirosllav Toman dhe Qeverinë e Republikës Çeke për gjithë atë që është bërë, siç tha, që t’i përforcojë kapacitetet të policisë në vend, me qëllim që me sukses të menaxhojmë me krizën e emigrantëve.
Duke paralajmëruar se përgatitet edhe furnizim i ri i automjeteve, ai shfaqi shpresë se me këtë trend të sigurimit të pajisjeve për punë, do të ngritet monitorimi i policisë në RMV, profesionalizimin e tyre, e me këtë seriozisht do të rritet operativiteti i shtetit.


Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri