Zv.zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet, thekson se Ballkani Perëndimor po ballafaqohet me problemin e dezinformatave dhe se ky shembull ka mundur të shihet në Maqedoni. Ai tha se ka pasur shumë dezinformata gjatë referendumit për marrëveshjen me Greqinë.
“Para kësaj në rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO kemi parë fushatën e njëjtë në hapësirën informative në këtë vend. NATO nuk mendon se është në luftë informative me Rusinë. Ne si Aleancë kemi politikë transparente dhe të angazhuar për të vërtetën”, tha Cazalet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, në rastin me Maqedoninë ambasadori i tanishëm dhe atëhershëm i Rusisë, ka pasur kërcënime të drejtpërdrejta se vendi do të bëhet objektiv nëse bëhet anëtare e NATO-s.
“Politika e NATO-s është se çdo vend duhet të vendosë për sigurinë e vete dhe se kjo nuk është punë e asnjë shteti tjetër”, thotë Cazalet.
Ndërsa në rastin me Serbinë, ai thotë se në rregull nëse vendi nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO, ndërsa shtoi se kanë bashkëpunim me shtetin serb.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë