Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska gjatë vizitës së saj në Komunën e Prilepit tha “vazhdojmë me investimet në arsim edhe në kohë pandemie, për shkak se krijimi i kushteve për ndjekjen e mësimit është obligimi ynë”.
Nga MSHIA njoftojnë se Carovska bashkërisht me kreun e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski vizituan shkollën ‘Mirçe Acev’ ku përfundoi sanimi i kulmit të shkollës nga ku u investuan mbi 14 milionë denarë që u siguruan nga ministria.
“Nxënësit tanë pas përfundimit të pandemisë, sërish do të kthehen në bankat shkollore, dhe aty do të ketë kushte për ndjekjen e mësimit sipas standardeve”, tha Carovska.
Ajo shtoi se MSHIA edhe në të ardhmen do të vazhdojë me sigurimin e kushteve të shkollave përmes përmirësimit të infrastruturës shkollore si dhe për sigurimin e librave cilësore./Telegrafi/
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë