Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për pasdite në ora 17:00 caktoi seancë plenare ku deputetët duhet të deklarohen për rekomandimin e Komisionit për çështje mandatare dhe të imunitetit për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit, me kërkesë nga gjykata për shkak të caktimit të masës paraburgim për lëndët që PSP-ja udhëheq.
Vendimi për marrjen e mandatit merret me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni sot me pesë vota “për” miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunutetit për shkak të masës së arrestit të Nikolla Gruevskit, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari. Në seancë nuk kanë marrë pjesë asnjë prej deputetëve të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, kryetari i nderit të së cilës është Gruevski.
Kryetari i Komisionit Pavle Bogevski shprehu zhgënjim që, si tha ai, sistemi ynë nuk e gjeti Gruevskin për vuajtjen e dënimit dyvjeçar për rastin “Tank”. Kërkoi përgjegjësi dhe përfundimin e hetimit për arratisjen e Gruevskit.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic