Pasditen e së hënës, një grua 32-vjeçare nga Maqedonia është goditur për vdekje me një mjet të mprehtë. Ngjarja makabër ka ndodhur në parkingun e qendre tregtare në Austri.
“Për shkak të lëndimeve të rënda, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë austriake, Heinz Holub. Viktima 32-vjeçare është shtetase e Maqedonisë, gjegjësisht nga fshati Llaskarcë i Komunës së Sarajit.
Si i dyshuar kryesor akuzohet bashkëshorti 36-vjeçar i gruas, gjithashtu nga Llaskarca e Sarajit. Pas kryerjes së veprës makabër, personi është arrestuar pa bërë ndonjë rezistencë. Me këtë rast, kanë qenë të pranishëm edhe dëshmitarë.
Hetimet i ka filluar Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale të Austrisë së Ulët. Sipas Holub, ende nuk është e qartë nëse arma e vrasjes kishte qenë një thikë apo ndonjë objekt tjetër i mprehtë.
Çifti ishin të martuar dhe kishin dy fëmijë të moshës së mitur./AlsatM

Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...