Shtetasit e Maqedonisë I.M. (32) dhe A.A (37) janë burgosur në kalimin kufitar Horgosh, në kufirin Serbi-Hungari.
Gjatë kontrollimit të rezervuarit të veturës “Opel Astra” me targa të Maqedonisë, policia ka gjetur dhjetë shishe plastike me nëntë kilogram marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia Tanjug informon se për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për prodhimtarin dhe shitje të paligjshme të llojeve të drogës, të dyshuarve i’u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, me çka pas ngritjes së padisë penale do të paraburgosen, pas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë