Mbrëmë vonë ka mbaruar seanca e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag anëtarët e së cilës i rekomanduan kuvendit gjerman që të marrë vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Siç njofton “360 gradë”, debati për Maqedoninë ka kaluar me tone pozitive dhe premtues, ndërsa për Shqipërinë ka pasur mosmarrëveshje, por duke iu falënderuar ndikimit të deputetit të SPD, Josip Juratoviq edhe vendi ynë fqinj ka marrë vlerësim pozitiv.
Sipas anëtarëve të Komisionit, të dyja vendet së bashku do të arrijnë të hapin rrugën drejt BE-së, ndërsa me këtë do të sjellin edhe integrimin e tërësishëm të Ballkanit Perëndimor.
Në seancën plenare të së enjtes pritet që Bundestagu të konfirmojë vendimin e Komisionit për Punë të Jashtme.
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!