Hungaria të mos bëhet dora e zgjatur e autokratit Gruevskit, ndërsa Maqedonia të sqarojë nëse arratisja është pasuar me lejen e autoriteteve të atjeshme, kërkojnë deputetë e Bundestagut, njofton “Deutsche Welle”.
Torsten Fray anëtarë i Komisionit për politikë të jashtëm të partisë djathtiste CDU, për azilin e Gruevskit tha se pret nga Hungaria që të zbatoj kriteriumin e barabartë për dhënien e azilit.
“Natyrisht, është shumë e vështirë nga një perspektivë gjermane të vlerësojë procedurat për azilin e mundshëm që kërkoi Nikolla Gruevski në Hungari. Spekulimet për këtë në Maqedoni janë shumë të ndryshme. Megjithatë, të paktën pres që në Hungari procedura të vazhdojë sipas parimeve të qarta të sundimit të ligjit dhe të zbatojë të njëjtat masa dhe kritere që janë të zakonshme në procedurën e azilit atje”, tha Fray.
E Majta në Bundestagun gjerman beson se procedimet e arratisjes të Gruevskit janë “jashtëzakonisht të çuditshme dhe shqetësuese”. Andrej Hunko, një ekspert për politikën evropiane në të majtë, shton:
“Është pikërisht qeveria hungareze që mbron një të arratisur të dënuar. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për azil për një person të persekutuar politikisht. Ai edhe më tej minon besimin në sundimin e ligjit në Maqedoni, Hungari dhe më gjerë. Megjithatë, duhet të sqarohet nëse arratisja e Gruevskit është bërë me lejen e autoriteteve të Maqedonisë, siç supozojnë shumë në Shkup”.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...