Zyrtarët bullgarë të doganës njoftuan se kanë sekuestruar 403 kilogramë heroinë, të zbuluara në një kamion me targa turke, i cili udhëtonte nga Irani drejt Evropës Perëndimore.
618 pakot e drogës ishin fshehur brenda 156 dyshekëve të deklaruar zyrtarisht që transportonte kamioni. Sipas vlerësimit zyrtar, droga e kapur ka një vlerë prej rreth 8.5 milionë eurosh.
Kamioni u konfiskua në pikën e kontrollit “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë, tha të shtunën prokurori rajonal i Haskovës, Ivan Stojanov. Mendohet se droga e kishte origjinën në Iran, me destinacion për shpërndarje në disa nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, tha ai. Shoferi turk i kamionit u arrestua dhe mund të përballet me 20 vjet burg nëse gjendet fajtor nën akuzat e trafikimit të drogës.
Bullgaria, e cila gjendet në një rrugë të trafikimit të drogës nga Lindja e Mesme për në Evropën Perëndimore, vitet e fundit ka ndërmarrë hapa madhorë për të goditur trafikun e drogës./voa/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...