Bullgaria nuk e mbështet idenë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen të ndara sa i përket vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, ide kjo që po shtyhet përpara me forcë nga Shkupi zyrtar.
Media bullgare ‘Novinite’ raporton një deklaratë të Gemma Grozdanova, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare, e cila ka deklaruar se Bullgaria është kundër ndarjes së dy shteteve ballkanike në këtë proces.
Gjithsesi, Grozdanova ka pranuar se problematikat në Tiranë dhe Shkup janë të ndryshme dhe pritet që disa shtete të BE-së, veçanërisht Franca dhe Holanda, të shprehen kundër hapjes së negociatave,
Ajo theksoi se Bullgaria ka bërë gjithçka për të çuar përpara procesin e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në muajin qershor nuk pritet të ketë një vendim përfundimtar për dy shtetet për negociatat, por procesi pritet të shtyhet për në vjeshtë ku do të shprehen edhe parlamentet e disa vendeve anëtare, më i rëndësishmi ai i Gjermanisë.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...