Qeveria teknike bullgare e ka miratuar sot Memorandumin e mirëkuptimit midis Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në ndërtimin e infrastrukturës përgjatë Korridorit 8, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Siç njofton AIM, qëllimi kryesor i dokumentit strategjik është që të konfirmohet “vullneti dhe gatishmëria e tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të marrëdhënieve midis Detit Adriatik dhe Detit të Zi”.
Dokumenti fokusohet në projektet investuese me vlerë të madhe për Ballkanin dhe për masat për ndërtimin e lidhjeve midis tre vendeve, duke përfshirë projektet në territoret e secilit prej tyre. /Alsat
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...