Liqeni i Ohrit padyshim se njihet si një nga pasuritë më të mëdha natyrore në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Por, ndërtimet pa leje që po bëhen, ia kanë humbur bukurinë.
“Deutsche Welle” ka realizuar një video nga të dy anët e liqenit, ku ka intervistuar shoqëruesit e turistëve dhe qytetarë të ndryshëm. Disa shprehen të kënaqur me liqenin, ndërsa disa thonë se i ka humbur bukuria e mëhershme.
Dimitar Cekredzi, i cili ka organizuar ture me anije në Liqenin e Ohrit për 30 vjet, thotë se ka vërejtur çdo ndryshim që i ka ndodhur liqenit.
“Kanë ardhur shumë turistë, por viteve të fundit janë ndalur. Dhe ata të vjetërit që e dijnë Ohrin mirë, janë të befasuar. Duhet edhe të ndërtohet, por ka vetëm ndërtime të paligjshme dhe kjo është gjëja më e keqe”, thotë ai.
Ndërsa në anën e Shqipërisë, liqeni është një mundësi e mirë për të jetuar për banorët e atjeshëm.
Peshkatarët janë ata që kanë nën kontroll Liqenin në Pogradec. Ndërsa bregu nuk është plotësisht i komercializuar, gjegjësisht shumë më pak se në Ohër.
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë