Historia e dhimbshme familjare pjesërisht e sqaron qëndrimin e partisë opozitare greke Demokracia e Re lidhur me marrëveshjen në mes Maqedonisë dhe Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit, tha Elmar Brok, një politikan i politikës së jashtme në Partisë Popullore Evropiane (PPE), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja, e cila u arrit nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras më 12 qershor dhe që duhet të nënshkruhet nesër, ka gjetur mosmiratim të partive kryesore opozitare në të dy vendet, OBRM-PDUKM dhe Demokracia e Re, shkruan EurActiv, përcjell AIM.
Elmar Brok, i cili konsiderohet si aleat i ngushtë i Kancelares gjermane, Angela Merkel, shprehu shpresën se të gjitha palët do të jenë në gjendje të zbatojnë në mënyrë që t’i japin fund mosmarrëveshjes.
Ai theksoi se nëse marrëveshja shkon përpara, siç parashikohet, dyert e Maqedonisë do të hapen për anëtarësim në NATO dhe do të hapet procesi për negociata me BE-në dhe se kjo, “do të jetë një marrëveshje shumë e keqe për Rusinë” .
Lidhur me pozitën e kreut të Demokracisë së Re Kiryakos Mitsotakis, Brok thotë se ka një kuptim të madh të problemit me të cilin përballet ai me partinë e tij për shkak të asaj që i ndodhi babait të tij, Konstantinos Mitsotakis, në 1992, qeveria e të cilit ra për shkak të mosmarrëveshjes rreth emrit. /Telegrafi/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale