Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sot në Sofje deklaroi se ai dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i tij, Krasimir Karakçanov mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO.
“Në temën nëse Maqedonia e Veriut duhet të hyjë në BE dhe NATO, me zëvendëskryeministrin Krasimir Karakaçnov jemi me qëndrime të njëjta. Kuptohet se edhe Shqipëria duhet të jetë anëtare”, tha Borissov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se Bullgaria vitin e ardhshëm do të jetë kryesuese e procesit të Berlinit, për arsye se, sipas tij, “ofron perspektiva dhe udhëheq politika të fqinjësisë së mirë”.
“Historia është shumë e qartë dhe mirë e përshkruar”, tha Borissov.
Karakaçnov para disa ditëve deklaroi se është e papranueshme që Maqedonia ta shfrytëzojë Bullgarinë vetëm për hyrje në BE.
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...