“Të gjitha banalitetet në aktakuzë i kuptoj, por nuk ndjehem fajtor”. Kështu u përgjigj “Boki 13”, kur u pyet në gjykatë nëse ndjehet fajtorë për veprat e aktakuzës në rastin “Lidhja ndërkombëtare”.
Edhe të akuzuarit tjerë, në mesin e të cilëve edhe ish-nënkryetarja e LSDM-së Frosina Remenski, thanë se ndjehen të pafajshëm.
Babai i Boki 13, Mile Jovanovski, tha se është turp që në moshën 63 vjeçare e bëjnë kriminel dhe se nuk e ka lexuar aktakuzën, pas nuk i ka interesuar se çfarë shkruan, përcjell telegrafi maqedoni.
Prokurorja Villma Ruskovska më herët në fjalët hyrëse tha se organizata humanitare “Lidhja ndërkombëtare” ka qenë e formuar në mënyrë të rrejshme, sikur është nën mbikëqyrje të BE-së, për t’i mashtruar afaristët Adrijan Amzoski dhe Siljan Mucevski.
I pari ka paguar 234 mijë euro, ndërsa i dyti 720 mijë, para të cilat në vend që të shkojnë për projekte për persona të moshuar, kanë përfunduar në llogari të 1TV dhe “BMJ Media Group”.
Në këtë rast të akuzuar janë pesë persona për mashtrim, për ndihmë të Bojan Jovanovskit për larje parash.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?