Ish-kandidati i opozitës shqiptare për President të Maqedonisë së Veriut dhe profesori universitar, Blerim Reka është deklaruar për mos marrjen e datës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke kujtuar pohimet e tij se në qershor nuk do të ketë datë nga BE-ja.
“Parashikimi im, fatëkeqësisht po del i saktë. Të marten, Këshilli Evropian, nuk do të caktoj datë për negociata me BE-në. Vetëkuptohet se nuk i gëzohem zhvillimit të tillë, sidomos jo si ambasador, në mandatin e të cilit në v.2009, vendi morri rekomandimin e parë pozitiv. Por, mundohesha ta shpjegoj se: NATO është gjeopolitikë, kurse BE është teknikë. E para kërkon siguri, i dyti sundim ligji. Po të ishte ndryshe, Shqipëria – tash 10 vite anëtare e NATO-së, moti do të fillonte negociatat me BE-në.”
“Çka tutje? Na duhet kthjellje dhe jo pritje jorealiste. Përgjegjësinë për dështimin, duhet kërkuar brenda – jo jashtë; aq më pak me alibi procedural. Sidomos, jo duke fajësuar shtetet anëtare. Më së paku – duke krijuar disponim anti – BE. Ngritja e pritjeve të larta: “në qershor marrim datë”; përfundoi me rezultat të ulët. Premtimet e mëdha, sollën zhgënjim të madh. Anëtarësimi në BE, është maratonë stafete, që nuk varet nga datat. Mbetet, ta menaxhojmë dështimin nga pritshmëritë e fryera të datës; që pritjet jo-reale, të mos sjellin zhgënjime të reja. Të mos bëhemi robër të datave të reja: shtator, tetor, fundi i vitit…”
Reka është profesor universitar dhe është njohës i mirë i politikave të BE-së pasi ka qenë edhe ambasador i Maqedonisë së Veriut në BE.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...