Kreu i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski, pa përgjigje precize se sa mund të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike, për të cilën po flitet gjithnjë e më shumë në publik gjatë kësaj periudhe.
Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Bislimovski tha se deri tani kanë mbërritur kërkesat e kompanive dhe shqyrtimi i tyre është duke vijuar.
“Gjatë javës së kaluar KRE pranoi kërkesa nga kompanitë të cilave ua përcakton çmimin, si MEPSO, Shpërndarja e Energjisë Elektrike, NEMO dhe EVN-Home. KRE përcakton çmimin për këto kompani dhe totali që mund të ndikojë KRE-ja është 38%. Në këtë moment nuk mund të themi asgjë sepse jemi duke analizuar numrat”, tha Bislimovski.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?