Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan çështje rajonale dhe globale, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, biseda theksoi forcimin e miqësisë dhe solidaritetit midis dy vendeve. Erdogan shprehu shpresën që Serbia të formojë një qeveri të re sa më shpejt, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet me qeverinë e ardhshme serbe.
Erdogan përmendi gjithashtu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe shprehu besimin se përpjekjet e përbashkëta do të japin rezultate të prekshme në të ardhmen e afërt. Presidenti turk i uroi Vuçiç shërim të shpejtë pas aksidentit automobilistik të ndodhur më 8 shkurt.
Nga ana e tij, Vuçiç i shprehu Erdogan urimet për 71-vjetorin e ditëlindjes së tij./ abcnews.al
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...