Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka deklaruar sot se BE-ja pret nga të gjitha vendet serioze të interesuara për anëtarësim, përfshirë Serbinë, të qartësojnë vijat e kuqe ndaj Rusisë dhe zyrtarëve të saj politikë.
“Lufta nuk është kohë për hamendësime. Ne duam që Serbia të zgjedhë Evropën dhe të ndërtojë besim me partnerët e BE-së.
Institucionet e BE-së presin nga të gjitha vendet serioze për anëtarësim, duke përfshirë Serbinë, vija të qarta të kuqe ndaj Rusisë dhe të dërguarve të saj politikë, ndërsa Moska vazhdon sulmin brutal ndaj Ukrainës”, ka shkruar eurodeputeti në Twitter.
Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Evropë që ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...