Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistë në ‘Click plus’ në TV21 tha se ende po pret takim midis tre partive politike për një koalicion të ardhshëm, përkatësisht takim midis Lëvizjes Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.
“Nuk duam të vijmë në pushtet dhe të sillemi si BDI, andaj për ne ndarja e pozitave nuk është e rëndësishme por ndërtimi i një planprogrami për bashkëqeverisje”, thotë Kasami duke shtuar se ai i ka thënë po koalicionit trepalësh.
Kasami thotë se nuk është në politikë për inate personale dhe se pranon Afrim Gashin si kryetari i partisë ‘Alternativa’.
Në pyetjen nëse se çfarë kushtesh ka Lëvizja Besa për t’u bashkuar në koalicionin mes ASH-së dhe Alternativës, Kasami ripërsëriti qëndrimin se në rast të një koalicioni trepalësh, duhet të dilet me një konferencë të përbashkët ku do të shpjegohet platforma politike.
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë