Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka arritur në Kuvend, pasi deputeti i partisë së tij, Kastriot Rexhepi, hoqi dorë nga votimi për rrëzimin e Qeverisë.
Kasami para gazetarëve tha se do të dalin me deklaratë, ndërsa në Kuvend ka ardhur për të marrë vesh se çfarë po ndodh.
I pyetur nëse është i befasuar me vendimin e Kastriot Rexhepit, Kasami shkurt u përgjigj se nuk është i befasuar për asgjë.
“Do të dalim me deklaratë. Nuk jam i befasuar për asgjë”, tha Kasami para se të hyjë në Kuvend.
Ndryshe, iniciativa për votëbesimin e Qeverisë duhet të votohet sot deri në ora 00:00./Telegrafi/
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan