Tërheqja e diplomatëve serb dhe toni agresiv i medias serbe ndaj Qeverisë së Maqedonisë është për tu habitur, edhe pse qasja e Qeverisë dhe tabloidëve me muaj ishte agresiv kundër Qeverisë së Maqedonisë, kështu ka vlerësuar në deklaratën për AIM, Florian Bieber, ekspert për politikën në Ballkan dhe profesor në Universitetin e Gracit të Austrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Ky veprim tregon se Serbia nuk është shumë e interesuar të ketë marrëdhënie të mira diplomatike me fqinjët e saj dhe tregon sa të zbrazura janë pohimet e tyre se ka Qeveri reformuese pro-evropiane. Qeveria serbe frikësohet nga ‘modeli i ri i Maqedonisë’ dhe e ndërlidh me qeverinë e kaluar të Maqedonisë.
Me këto hapa, për fat të keq, Serbia nuk sillet si lider rajonal në reforma, siç dëshiron të paraqitet, por si një dem në shitore për porcelan”, ka theksuar Bieber në pyetjen për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet Beograd-Serbi.
Përndryshe, javën e kaluar, Serbia ka tërhequr stafin diplomatik nga ambasada në Shkup, me arsyen se ka agjent nga Maqedonia dhe ndërkombëtarët që punojnë kundër Serbisë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë