Në Kërçovë sot kishte vetëm tre raste me coronavirus dhe 13 të shëruar.
Me këto numra, në këtë komunë deri tani janë infektuar 257 persona, prej të cilëve 103 janë raste aktive, 144 janë shëruar dhe 10 kanë humbur jetën.
Me numrat e sotme, vazhdon të trendi i të infektuarve vazhdon të ulet në Kërçovë.
“Sot kemi tre të infektuar të cilët shërohen në kushte shtëpiake dhe janë nën mbikëqyrjen e mjekëve amë të tyre. Për fat kemi 13 të shëruar”, tha mjeku Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabi të Krizës në Kërçovë.
Ai u bën thirrje qytetarëve t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore./telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...