Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.334 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 111 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 70 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 36 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 82 pacientë po trajtohen në Veles dhe 92 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 85 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 77 në Prilep, 27 në kovid – qendër në Gostivar dhe 16 në Strugë. 68 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 21 në Koçan, 29 në Kërçovë, 38 në Kavadar, 16 në Gjevgjeli.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.334 dhe ka rreth 580 shtretër të lirë.
“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...