Ivan Vukoviq, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi dhe deputet i parlamentit të kësaj partie, është arrestuar në Beograd.
Ai është ndaluar nga Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA) e Serbisë. Informacioni është konfirmuar për mediat malazeze nga DPS.
Sipas medias Vijesti një burimi të afërt me Vukoviqin, ai u arrestua nga anëtarët e BIA-s teksa po dilte nga nje hotel në Beograd.
Vukoviq, i cili tha se ndodhej në Beograd për të shoqëruar një anëtar të familjes për arsye shëndetësore, shpjegoi se do të ktheheshin në Mal të Zi, por megjithatë u arrestua.
DPS njoftoi se nuk ka informacion për vendndodhjen aktuale të Vukoviqit dhe po punon për të angazhuar një avokat për të.
Mbrëmë, Vukoviq shpërndau një video nga protesta që po zhvillohej në Beograd në faqen e tij të Facebook.
https://www.facebook.com/watch/?v=1138283844699531
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...