Ministri i Financave në Maqedoni të Veriut, Fatmir Besimi sot ka deklaruar se denari është stabil dhe ka kërkuar që të mos ketë spekulime për kursin devizor denarit.
Besimi tha se Banka Popullore ka mjaftueshëm instrumente që ta mbrojë denarin.
“Kemi kurs devizor fiks, kemi mjaftueshëm rezerva valutore në Bankën popullore dhe në periudhën e ardhshme kemi dhënë mjaftueshëm fakte se me çdo çmim do të mbrohet kursi valutor i denarit. Kjo është baza e modelit tonë ekonomik, i sistemit tonë monetar dhe këtu nuk ka dilema”, theksoi Besimi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri.
Ai gjthashtu tha se inflacioni është në kuadër të parashikimeve dhe pritjeve të të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe se situata në nivel global do të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. /telegrafi
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju