Në ditët në vijim opinioni do të informohet se çfarë po shqyrtohet dhe çfarë do të dizajnohet si një pako masash për tejkalimin e situatës aktuale në ekonomi, njoftoi sonte ministri i Financave në Maqedoni të Veriut, Fatmir Besimi.
“Qeveria po shqyrton të gjitha ndërhyrjet e mundshme për të parandaluar goditjet e çmimeve. Një ftesë zyrtare është dërguar nga kryeministri dhe nesër në orën 17:00 në Qeveri do të mbahet mbledhja e Këshillit Ekonomik në përbërje më të gjerë. Në takim, përveç ministrave të departamenteve ekonomike, do të marrin pjesë edhe ekspertë të jashtëm nga vendi. Ata do të japin kontributin e tyre në perceptimin e gjendjes aktuale në ekonomi dhe cilat do të ishin propozimet dhe idetë e mundshme për zgjidhje të mëtutjeshme”, tha Besimi për “Sitel”.
Ne, shtoi ai, tashmë jemi duke punuar për masat e mundshme dhe në ditët në vijim Qeveria dhe Kryeministri do të shpallin ato që po shqyrtohet dhe hartohet si një pako masash për tejkalimin e situatës aktuale.
Ministri i Financave theksoi se tashmë është e sigurt që kriza ruso-ukrainase nuk do të zgjasë për një kohë të shkurtër dhe se nuk do të përfundojë në ditët në vijim./Telegrafi/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...